Kosova e SHBA, bashkëpunojnë në volejboll

Volejboll

Kosova e SHBA, bashkëpunojnë në volejboll

Më: 9 qershor 2024 Në ora: 23:15
Kosova e SHBA

Ekipi i Unionit Amator të Sporteve (AAU) të Iowa-s, ka zhvilluar një ndeshje miqësore me ekipin e KV Prishtina Elite.

“Në atmosferë të jashtëzakonshme miqësore, të dyja palët e kanë mirëpritur këtë takim, i cili ka për qëllim afrimin edhe më të madh mes dy vendeve, përmes volejbollit.

Në emër të FVK-së, sekretari i përgjithshëm i FVK-së Valon Nikqi, ka ndarë për pjesëmarrësit, disa dhurata simbolike.
Përfaqësuesja e AAU Iowa znj. Theresa Palmer, poashtu shkëmbeu dhurata, duke shprehur entuziazmin e saj për mikpritjen dhe nivelin e organizimit të volejbollit, në vendin tonë.

Përmes volejbollit dhe sporteve tjera, delegacione të AAU Iowa po qëndrojnë në Kosovë, duke ofruar përvojën dhe gatishmërinë e tyre për t’i qëndruar afër Kosovës dhe sportit të vendit tonë”, - njofton FVK-ja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat