KV Suti Sport kampion i U16

Volejboll

KV Suti Sport kampion i U16

Më: 3 qershor 2024 Në ora: 00:16
KV Suti

Klubi pejan KV Suti Sport, e ka arritur edhe një sukses tjetër te kategoritë e reja, këtë herë duke u shpallur kampion i grupmoshës U16.

"Në një atmosferë të bukur në Pallatin e Sporteve “13 Qershori” në Suharekë, KV Suti Sport, arriti që në finale të triumfojë ndaj KV GE Theranda, me rezultat 2:0 (25:19; 25:19).

Vendin e tretë e fitoi KV Malisheva U16, e cila në ndeshjen për këtë pozitë triumfoi ndaj Prishtina Elite U16, me rezultat 2:0 (25:18; 29:27).

Kupën, kampioneve ia dorëzoi ish-presidenti i FVK-së Xhavit Mustafa, kurse medaljet u ndanë nga trajneri turk i Kombëtare U20, si dhe z.Gazmend Husaj dhe z.Hysen Gashi.

FVK e përgëzon KV Suti Sport U16 për suksesin e arritur, e po ashtu edhe KV GE Theranda, për organizimin e mirë të turneut final të grupmoshës U16", njofton FVK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat