FVK ka bërë zgjedhjen e duhur, emëron një trajner të kalibrit evropian

Volejboll

FVK ka bërë zgjedhjen e duhur, emëron një trajner të kalibrit evropian

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 31 maj 2024 Në ora: 13:49
Martin Nemec

Lajmi më i mirë për sportin e Kosovës veçanërisht edhe muajin maj padyshim është nga Federata e Volejbollit e Kosovës.

Federata e Volejbollit e Kosovës ka bërë një veprim shembullor duke emëruar përzgjedhës sllovakun e mirënjohur, 39 - vjeçarin Martin Nemec.

Pra, Federata e volejbollit merr masa serioze për ndryshimin e gjendjes ne volejboll dhe bëri një hap shumë të vlefshëm dhe të rëndësishëm për volejbollin e Kosovës duke angazhuar trajnerin e suksesshëm për kombëtaren.

Nemec do të sjell përvojën e tij në vendin tonë, që dorën në zemër do të përfitojnë shumëçka nga ai.

Është hera e parë që kemi një nivel të kalibrit evropian dhe ky është lajmi më i mirë për këtë komunitet.

Këtu shihen hapat më konkret që ka ndërmarrë  FVK duke u orvatur që të rrisë nivelin në tërësi.

Kësaj radhe dëshmuan pjekuri për faktin se me Nemec edhe imazhin si sport do të ngritet më shumë në arenën ndërkombëtare. 

Bahri Gjinovci, president i Federatës së Volejbollit të Kosovës, po bën punë të mirë, sidomos me veprimin që ka bërë me bordin dhe organet tjera përkatëse, duke menduar për të mirën dhe te ardhmen e këtij sporti.

Kjo është një fitore jo vetëm për volejbollin për në tërësi për sportin tonë.

Kush është Nemec?

Është një trajner dhe ish-lojtar profesionist i volejbollit me një karrierë të spikatur në arenën ndërkombëtare me Kombëtaren e Sllovakisë.

Gjatë karrierës së tij si lojtar, ai ka luajtur në pozicionin e sulmuesit dhe ka përfaqësuar ekipe të njohura në ligat kryesore të Evropës, përfshirë Poloninë, Italinë dhe Turqinë.

Pas përfundimit të karrierës si lojtar, Nemec u përkushtua trajnimit, duke sjellë një qasje të re dhe dinamike në ekipet që ai ka drejtuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat