Llugaliu firmos me Fer Volleyn

Volejboll

Llugaliu firmos me Fer Volleyn

Nga: K.G. Më: 30 maj 2024 Në ora: 22:56
Amela Llugaliu

Volejbollistja e talentuar, Amela Llugaliu, i është bashkuar ekipit ferizajas, Fer Volley.

Skuadra e Fer Volleyt ka në llupë edhe disa volejbolliste, që të përforcohet sa më shumë për edicionin e ri. 

Fer Volley arrin marrëveshje me Amela Llugaliun.

Amela ishte vazhdimisht pjesë e Kombëtares së Kosovës në të gjitha gjeneratat ku u dallua për paraqitje shumë të mira.

Amela gjithashtu është një ndër lojtaret më premtuese që ka Kosova dhe padyshim kënaqësi ta kemi në radhët tona.

Amela vjen në Fer Volley nga klubi i Prishtina 75, ekip me të cilin fitoj trofe të rëndësishëm ndër vite”, ka bërë të ditur skuadra nga Ferizaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat