Dhurata largohet nga Drita për Fer Volleyn

Volejboll

Dhurata largohet nga Drita për Fer Volleyn

Nga: K.G. Më: 29 maj 2024 Në ora: 22:19
Dhurata Sylejmani

Volejbollistja e dëshmuar, Dhurata Sylejmani, largohet nga kampioni i Kosovës, Drita e Gjilanit dhe i bashkohet Fer Volleyt nga Ferizaj.

Ekipi nga Ferizaj ka bërë ndër përforcimet me të mëdha që i jep optimizëm për të luftuar për kreun e tabelës në edicionin e ri.  

“Dhurata pjesë e pandashme e Kombëtares së Kosovës si dhe këtë sezon MVP e finales së Kupës së Kosovës, gjithashtu Dhurata këtë sezon ishte një ndër lojtaret më të dalluara për të mos thënë më e mira …

Dhurata vjen në Fer Volley nga klubi KV Drita ku edhe u shpall Kampione e Kosovës si dhe fituese e Kupës së Kosovës”, njofton KVF Fer Volley.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat