Blinera Jaha i bashkohet Ferizajt

Volejboll

Blinera Jaha i bashkohet Ferizajt

Nga: K.G. Më: 29 maj 2024 Në ora: 15:10
Blinera Jaha

Volejbollistja e dëshmuar Blinera Jaha i bashkohet ekipit të Ferizajt, anëtar i ri i elitës së volejbollit të Kosovës.

Ferizaj këto është duke vazhduar me përforcime dhe siç shihet ka synime të mëdha në edicionin e ri 2024-2025.

Blinera pjesë e KV Drita nga Gjilani me të cilën fitoi shumë Kupa dhe u shpall disa herë Kampione e Kosovës.

Pjesë e Fer Volley duke fituar Kupën e Federatës dhe në sezonin e kaluar pjesë e Fushë Kosovës tani do të jetë pjesë e ekipit tonë.

Blinera në rolin e organizatores së lojës është pjesë e vazhdueshme e Kombëtares së Kosovës.

Blinera është njëra ndër organizatoret më të mira në Kosovë dhe këtë vit ajo do të jetë pjesë e jona”, njofton KVF Ferizaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat