Publikohet lista e Kombëtares së Kosovës për Kampionatin Evropian të volejbollit

Volejboll

Publikohet lista e Kombëtares së Kosovës për Kampionatin Evropian të volejbollit

Më: 28 maj 2024 Në ora: 18:45
Foto ilustrim

Federata e Volejbollit të Kosovës (FVK) ka publikuar listën e gjerë të volejbollistëve të ftuar për fazën kualifikuese të Kampionatit Evropian të volejbollit CEV EuroVolley.

Kualifikimet për në këtë Evropian “Dardanët” do t’i nisin më 17 gusht, me ndeshjen e parë që do ta zhvillojnë në Gjilan kundër Letonisë.

Në grumbullimin e së enjtes (30 maj), janë ftuar lojtarë të cilët janë duke gëzuar formë të mirë. Grumbullimi mbahet në ambientet e FEFS në Prishtinë, nga ora 16:00.

Ky grumbullim vjen në kohën, kur së shpejti do të publikohet emri i përzgjedhësit të ri të Kombëtares së djemve, te e cila do të vazhdojë punën si asistent edhe Faton Mustafa.

Listën e volejbollistëve të ftuar e gjeni më poshtë.

Image
Listën e volejbollistëve
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat