Zjarr në fushën e mbetjeve urbane në Vlorë, flakët përhapen me shpejtësi nga era

Vlora

Zjarr në fushën e mbetjeve urbane në Vlorë, flakët përhapen me shpejtësi nga era

Më: 26 qershor 2024 Në ora: 20:01
Foto nga vendi i ngjarjes

Një zjarr ka rënë pasditen e sotme në fushën e mbetjeve urbane të qytetit te Vlorës.

Gazetari i Top Channel Mikel Marsi bën me dije se zjarri i ndihmuar edhe nga era ka nisur të përhapet rreth orës 18-00.

Forca të zjarrfikësve por dhe të bashkisë së Vlorës ndodhen në zonë për izolimin dhe shuarjen e flakëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat