Qëlloi me armë duke rrezikuar banorët, arrestohet i riu në Vlorë

Vlora

Qëlloi me armë duke rrezikuar banorët, arrestohet i riu në Vlorë

Më: 15 qershor 2024 Në ora: 10:03
Foto ilustrim

Një 27-vjeçar është arrestuar nga policia e Vlorës. I riu është kapur pasi lëvizte me armë zjarri.

Gjithashtu ka qëlluar në ajër në vendin e quajtur “Kuzum Baba”, në lagjen Partizani në Vlorë duke rrezikuar banorë.

Sakaq gjatë kontrollit fizik nga policia i është gjetur 1 armë zjarri kallashnikov me krehër me municion luftarak dhe 1 mjet prerës biçak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat