Tjetër aksident brenda 24 orëve në Bypassin e Vlorës! Makina tenton të parakalojë autobusin, përfundon te qepenat e dyqanit

Vlora

Tjetër aksident brenda 24 orëve në Bypassin e Vlorës! Makina tenton të parakalojë autobusin, përfundon te qepenat e dyqanit

Më: 13 qershor 2024 Në ora: 12:00
Foto ilustrim

Një tjetër aksident, i dyti brenda 24 orëve pas atij të ndodhur të mërkurën në pasdite në Bypassin e Vlorës, ka ndodhur mëngjesin e kësaj të enjteje.

Një mjet tip Golf, ka dal nga rruga duke përfunduar në një dyqan anësore saj. Drejtuesi ka tentuar të parakaloi me shpejtësi një autobus me punonjës fasonerie por si rjedhojë e shpejtësisë ka humbur kontrollin. Drejtuesi është lënduar duke marrë plag në kokë teksa është transportuar me urgjencë në spital fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.

Mjeti mund të kishte përfunduar në brendësi të godinës e cila funksiononte si qendër mësimi gjuhe të huaj teksa qepenat e dyqanit e kanë mbajtur.

Qendra e kurseve në ato momente fatmirësisht ishte mbyllur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat