Përfshihet nga flakët banesa në Vlorë, forcat zjarrfikëse tentojnë për shuarjen e flakëve

Vlora

Përfshihet nga flakët banesa në Vlorë, forcat zjarrfikëse tentojnë për shuarjen e flakëve

Më: 11 qershor 2024 Në ora: 21:59
Foto nga vendi i ngjarjes

Një banesë është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në lagjen Osman Haxhiu në Vlorë.

Gazetari i Top Channel Mikel Marsi bën me dije se janë njoftuar forcat zjarrfikëse të cilët kanë mbërritur dhe po punojnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve, ndërkohë që ende nuk dihet shkaku i zjarrit.

Sakaq, janë duke u pyetur banorët e lagjes pasi banesa është e braktisur, por shpesh herë strehohej një person, si dhe po bëhen kontrolle nga zjarrfikësit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat