Vodhën karburant nga kamioni i një firme ndërtimi, por u kapën mat nga kamera, arrestohet punonjësi dhe një tjetër

Vlora

Vodhën karburant nga kamioni i një firme ndërtimi, por u kapën mat nga kamera, arrestohet punonjësi dhe një tjetër

Më: 29 maj 2024 Në ora: 12:33
Vlorë

Vodhën një sasi karburanti nga kamioni i një firme ndërtimi, identifikohen dhe arrestohen 2 shtetas (njëri prej tyre punonjës i firmës).

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, pas marrjes së njoftimit se ishte vjedhur sasia e karburantit, nga kamioni i një firme ndërtimi, kanë kryer të gjitha veprimet hetimore dhe, bazuar në provat e siguruara, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Storm 21”. Si rezultat, u bë identifikimi dhe arrestimi i autorëve të dyshuar të vjedhjes, shtetasve:

S. M., 65 vjeç, dhe M. K., 26 vjeç, të dy banues në Vlorë.

Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasi S. M. (drejtues i kamionit të firmës së ndërtimit), vidhte sasi karburanti nga kamioni i firmës, në bashkëpunim me shtetasin M. K.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat