7 strategji që të ndihmojnë të kursesh para teksa blen ushqime

Ushqime

7 strategji që të ndihmojnë të kursesh para teksa blen ushqime

Më: 21 qershor 2024 Në ora: 17:51
Foto ilustrim

Le ta pranojmë që çmimet e ushqimeve janë “çmendur” prej kohësh dhe ndodh që të përballeni me një çmim të tjetërsuar brenda një dite nëse kaloni nga njëri dyqan në tjetrin. Pra, shumë nga produktet ushqimore janë bërë të papërballueshme dhe ju ndiheni shpesh të detyruar/a të hiqni dorë nga blerja e tyre ose t’i zëvendësoni me diçka tjetër.

Por, ka disa mënyra që mund t’jua bëjnë më të lehtë procesin e blerjes së ushqimeve, pa hequr dorë nga produktet e preferuara, madje edhe duke kursyer.

#1 Bëni një listë

Është rregulli numër një i blerjeve ushqimore, por shpesh më i injoruari. Bërja e një liste ndihmon në shmangien e blerjeve impulsive, pasi ju keni planifikuar paraprakisht se çfarë do të blini, duke i kursyer vetes kohë dhe para.

#2 Vlerësoni si fillim ushqimet që keni në shtëpi

Një studim i shpejtë i frigoriferit apo vendit ku mbani ushqimet mund t'ju ndihmojë të bëni listën tuaj dhe të parandaloni blerjet e tepërta ose blerjen e artikujve që tashmë i keni në shtëpi.

#3 Blini gjatë ofertave dhe ruani kuponët

Shumë dyqane kanë një marrëveshje shpërblimi për klientët besnikë, ndaj pjesëmarrja gjatë shorteve të ndryshëm apo blerja kur ka oferta mund të jetë një tjetër ide e mirë për të kursyer para për ushqimet.

#4 Mos hidhni në plehra ushqimet

Gjetja e teknikave të duhura gjatë gatimit në kuzhinë, duke përdorur çdo produkt që blini nga perimet apo frutat dhe përfshirja e tyre nëpër receta e bën çdo blerje efikase dhe kështu asnjë ushqim nuk përfundon në kosh.

#5 Zgjidhni marka jo shumë të famshme

E dini që produktet e markave të njohura kushtojnë më shtrenjtë, por ndonjëherë nuk mjafton që të blini shtrenjtë për të pasur ushqimet e duhura në tavolinë. Ju mund të krahasoni përbërësit dhe mund të blini një produkt të ngjashëm me më pak lekë.

#6 Bëni blerje te fermerët e zonës

Kur vjen puna te frutat apo perimet, ju e dini që blerjet më të mira, por edhe më të freskëta mund t’i blini te fermerët që i kanë më cilësore, njëherësh edhe më të lira.

#7 Blini vetëm produktet e nevojshme

Ne e dimë që ju niseni në supermarket për një gjë dhe përfundoni duke blerë enë kuzhine, tasa etj. Nëse jeni nisur vetëm për ushqime, atëherë blini ato dhe asgjë më shumë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat