Ky është plazhi më i fotografuar në botë/ Ka qenë vendi për xhirimet e shumë filmave

Turizëm

Ky është plazhi më i fotografuar në botë/ Ka qenë vendi për xhirimet e shumë filmave

Më: 18 qershor 2024 Në ora: 16:17
Source d’Argent në Seychelles.

Rrjetet sociale janë plot me foto të plazheve joreale nga e gjithë bota dhe më e fotografuara ndër to është Source d’Argent në Seychelles.

Uji i pastër dhe i cekët, rëra e artë e bëjnë këtë plazh një destinacion të paarritshëm për të gjithë vizitorët në Seychelles.

National Geographic e ka shpallur si plazhin më të fotografuar në botë, gjë që nuk është për t’u habitur duke pasur parasysh peizazhin përrallor që e rrethon.

Plazhi mbrohet nga një shkëmb koral, kështu që uji është i cekët, me valë të vogla dhe një ngjyrë të bukur bruz.

Ndodhet në jugperëndim të La Digue, ishullit të tretë më të populluar të Seychelles, ku njerëzit ngasin biçikleta dhe trafiku është pothuajse inekzistent. Biçikleta është atraksioni kryesor në këtë ishull, dhe vizitorët mund ta rrethojnë atë në vetëm gjysmë ore.

Hyrja në plazh kushton 10 euro për person dhe shumë do të pajtohen që një vizitë në këtë plazh vlen çdo cent.

Rruga për në plazh është gjithashtu befasuese, pasi vizitorëve u duhet të ecin nëpër një shteg me rërë të rrethuar nga natyra e paprekur. Një tjetër detaj interesant është se në plazh nuk ka çadra dhe shezlonge, edhe pse është ndër më të famshmit në botë, ndaj skenat janë përrallore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat