Unioni i Turizimit shënon katër vjetorin e themelimit: Kosova, konkurruese për destinacione turistike

Turizëm

Unioni i Turizimit shënon katër vjetorin e themelimit: Kosova, konkurruese për destinacione turistike

Më: 18 qershor 2024 Në ora: 12:35
Baki Hoti

Unioni i Turizmit të Kosovës ka shënuar të martën katër-vjetorin e themelimit të saj. Kryetari i Unionit të Turizmit të Kosovës, Baki Hoti tha se themelimi i unionit ka qenë kërkesë e komunitetit.

"Arritëm që për dy vjet të sigurojmë zyrat dhe kështu filluam punën. Hapi i dytë ishte organizata Swiss Contact dhe falënderojë jashtëzakonisht shumë për mbështetje. Pavarësisht gjitha këtyre ne bashkëpunuam me Qeverinë e Kosovës. Jemi të parët qe bëmë një hulumtim për ndikimin e pandemisë Covid-19 tek turizmi, së bashku me Ministrinë e Turizmit", tha ai.

Gjatë katër viteve, Hoti shtoi se janë certifikuar mbi 50 biznese me vulën "Safe Travels".

Zëvendësministri i Turizmit, Resul Makreshi tha se Kosova është konkurruese për destinacione turistike.

do kontribut i dhënë në sektorin e turizmit është kontribut i çmuar për të gjithë ne. Jam i lumtur që Kosova në tri vitet e fundit është bërë destinacion për turizëm. Trendi i rritjes së turizmit në Kosovë ka shënuar rritje. Rritje e vizitorëve të jashtëm me 60 për qind krahasuar me janarin e vitit të kaluar ëahtë lajm i mirë për Kosovën", u shpreh ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat