A është vendosur taksë për pushuesit në Shëngjin? Flet kryetari i Lezhës

Turizëm

A është vendosur taksë për pushuesit në Shëngjin? Flet kryetari i Lezhës

Më: 8 qershor 2024 Në ora: 09:22
Shëngjin

Bashkia e Lezhës nuk ka vendosur asnjë taksë qëndrimi për pushuesit në Shëngjin.

Lajmin  ka bërë të ditur kryetari i Bashkisë se Lezhës, Pjerin Ndreu.

“S’ka asgjë të vërtetë në këtë lajm. Ka 10 vite që nuk ka ndryshuar asnjë taksë.

Është helm që hidhet nga dikush dhe nuk konfirmohet nga askush, pra nuk ka asnjë taksë të tillë”, pohoi Ndreu.

Ditë më parë u raportua se vlera e taksës së qëndrimit për sezonin veror 2024, është 1 euro për person/nata.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat