Pronari i “Sharr Travel”: Brenda dy dite, mbi 500 pushues në Shëngjin e Velipojë

Turizëm

Pronari i “Sharr Travel”: Brenda dy dite, mbi 500 pushues në Shëngjin e Velipojë

Më: 7 qershor 2024 Në ora: 11:40
Kurtishaj ka thënë se vetëm brenda dy dite, kanë shkuar mbi 500 pushues në Shëngjin e Velipojë

Pronari i kompanisë turistike në Kosovë “Sharr Travel”, Ruzhdi Kurtishaj, ka njoftuar se kjo kompani ka arritur shifra rekorde në turizmin shqiptar.

Kurtishaj ka thënë se vetëm brenda dy dite, kanë shkuar mbi 500 pushues në Shëngjin e Velipojë.

“Jam shumë i lumtur që Sharr Travel po arrit shifra rekorde në turizmin shqipfolës, vetëm brenda dy dite mbi 500 pushues në Shëngjin e Veljpojë.

Faleminderit stafit, bashkëpuntorëve e mbi të gjitha shumë respekt e falenderim për klientët që po na bashkohen çdo ditë e më shumë. Shqipëria mbetet destinacioni kryesor turistik për shqiptarët e Kosovës”, ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat