​Media britanike: Eksploroni Tiranën, kryeqytetin mahnitës shqiptar

Turizëm

​Media britanike: Eksploroni Tiranën, kryeqytetin mahnitës shqiptar

Më: 5 qershor 2024 Në ora: 08:25
Foto ilustrim

Një kryeqytet i gjallë dhe plot ngjyra në Ballkan i është shtuar listës së destinacioneve ku turistët nga Bristoli mund të fluturojnë drejtpërdrejt, shkruan në një artikull e përditshmja britanike “Bristol Live”.

Nga muaji i ardhshëm, Aeroporti i Bristolit do të ofrojë fluturime direkte drejt Tiranës në Shqipëri, që zgjasin pak më shumë se tre orë. Nëse jeni në kërkim të një vendpushimi të bukur larg plazhit dhe turmave të vizitorëve, atëherë Tirana në Shqipëri mund të jetë destinacioni ideal për ju.

Tirana ndodhet në qendër të Shqipërisë dhe, ndonëse jo pranë detit Mesdhe, ajo ofron një klimë të butë. Me një bollëk arkitekturash dhe parqesh të bukura, ju mund të kryeni shumë aktivitete, duke e bërë atë destinacionin perfekt për pushime verore në qytet.

Sipas “Skyscanner”, në javën e dytë të qershorit, vizitorët nga Bristoli mund të kryejnë fluturime direkte vajtje-ardhje për në Tiranë për vetëm 89 paund personi. Nëse preferoni të shkoni me linjë direkte, atëherë fluturimet do të kushtojnë rreth 95 paund me “Ryanair”. 

Ndërsa ka një numër të konsiderueshëm opsionesh për pushime në qytet me fluturime direkte nga Bristoli, kjo do të jetë hera e parë që këta vizitorë fluturojnë me linjë direkte në kryeqytetin e Shqipërisë. Ju mund të bëni një vizitë në Bunk’Art 1, një bunker anti-bërthamor i ndërtuar nga qeveria komuniste, i cili tani është shndërruar në një qendër historike dhe arti. 

Gjatë vizitës në Shqipëri dhe veçanërisht në Tiranë, ju mund të njiheni me historinë e lashtë të vendit. Muzeu Bunk’Art 1 është një nga vendet më të mira për t’u njohur me të kaluarën e Shqipërisë. Tirana ja vlen të vizitohet, edhe nëse nuk jeni adhurues i historisë. Një tjetër vend i mrekullueshëm që rekomandohet të vizitohet është teleferiku “Dajti Ekspres” i cili ofron pamje mahnitëse të qytetit nga maja e Malit të Dajtit. Teleferiku “Dajti Express” është nje nga atraksionet e preferuara në Tiranë, transmeton ATSh. 

Ballkoni i Malit të Dajtit është një vend relaksi dhe argëtimi, gjithashtu. Ju mund të shijoni një drekë të shijshme dhe një shishe verë në “Restorant Ballkoni”. Ky restorant është ndërtuar pikërisht në majë të shkëmbit malor, duke ofruar një pamje magjepsëse të Tiranës. Nëse dëshironi të eksploroni kryeqytetin shqiptar, sheshi Skënderbej u mundëson vizitorëve të zbulojnë lehtësisht qytetin dhe monumentet e tij të shumta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat