Shahini: Greqia ka oferta të lira ndaj ikin shqiptarët e Kosovës, 50 euro kushton dita

Turizëm

Shahini: Greqia ka oferta të lira ndaj ikin shqiptarët e Kosovës, 50 euro kushton dita

Më: 4 qershor 2024 Në ora: 13:38
Foto ilustrim

Biznesmeni Agim Shahini, i ftuar në emisionin GoodMorning Albanians në Euronews Albania komentoi numrin e pakët të turistëve nga Kosova këtë vit në Shqipëri.

Sipas tij liberalizimi i vizave është një sfidë për turizmin shqiptar, sepse shqiptarët e Kosovës po zgjedhin vende më të lira.

“Ne e kemi paralajmëruar komunitetin e biznesit dhe institucionet shtetërore të Shqipërisë në vitin e kaluar që liberalizimi i vizave do jetë një arritje e madhe për kosovarët, por një sfidë për turizmin shqiptar. Sipas statistikave të publikuara 2 milionë kanë shkuar në Greqi dhe do të thotë që çdo qytetar ka shkuar dy herë brenda kësaj periudhe. Kjo ndodh sepse harxhojnë rreth 50 euro në ditë”, tha Shahini.

Ai shtoi se Greqia ka qenë dhe më parë një destinacion i preferuar për shqiptarët e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat