Le Figaro: Alpet shqiptare, një Eldorado për turistët

Turizëm

Le Figaro: Alpet shqiptare, një Eldorado për turistët

Më: 2 qershor 2024 Në ora: 17:03
Foto ilustrim

Nëse pothuajse të gjithë janë përqendruar tek deti këtë fillim-vere, gazeta e njohur franceze “Le Figaro” ka bërë të kundërtën duke hedhur vështrimin nga malet shqiptare.

Në një reportazh të gjatë të saj për alpet e veriut të vendit thuhet se ato janë kthyer në një El Dorado për pushuesit e huaj që kanë pasion hiking apo shëtitjet në mal.

Gazeta nënvizon se shtigjet malore ju lejojnë të eksploroni peizazhe madhështore që kishin mbetur të izoluara për dekada, deri në rënien e regjimit komunist.

Ajo veçon parqet kombëtare të Valbonës dhe Thethit që tashmë po shijohen nga turistë, jo vetëm nga Europa, por edhe nga Shtetet e Bashkuara dhe deri nga India.

“Le Figaro” fton lexuesit ta shijojnë sa më parë këtë mrekulli të natyrës që sipas saj nuk është prekur ende turizmi masiv dhe dora e njeriut.

“Le Figaro” veçon “Bjeshkët e Namuna” dhe legjendat që vijojnë të tregohen. Nuk mungojnë edhe krahasimet e peizazhit natyror me veprat e Ismail Kadaresë.

Gazeta franceze thekson se Shqipëria është një destinacion ideal për pushime me buxhete të vogla dhe për më tepër që ka një kulinari të veçantë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat