Turizmi kurativ në Elbasan, përgjysmohet numri i vizitorëve nga Kosova

Turizëm

Turizmi kurativ në Elbasan, përgjysmohet numri i vizitorëve nga Kosova

Më: 2 qershor 2024 Në ora: 16:20
Turizmi kurativ në Elbasan, përgjysmohet numri i vizitorëve nga Kosova

Rreth 50 për qind më pak turistë i vizituan ujërat termale në Tregan të Elbasanit në sezonin e parë prill maj të këtij viti.

Zona e cila çdo vit pret më shumë se 10 mijë turistë për kurim, kryesisht të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, këtë sezon ka ndjerë një ulje të menjëhershme të numrit. Një ndër shkaqet mendohet se është liberalizimi i vizave për Kosovën.

Shumica e banorëve të Treganit kanë investuar për zhvillimit e turizmit kurativ. Ecuria shumë e mirë ndër vite ka bërë që të rriten ndjeshëm kapacitetet, por ulja e menjëhershme ka vënë në vështirësi bizneset.

Ata janë detyruar të largojnë punëtorët, e nëse trendi nuk ndryshon për ta do të thotë faliment.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat