Shifra befasuese, ja sa turistë nga Kosova vizituan Selanikun pas liberalizimit të vizave

Turizëm

Shifra befasuese, ja sa turistë nga Kosova vizituan Selanikun pas liberalizimit të vizave

Më: 2 qershor 2024 Në ora: 11:38
Pamje nga Selaniku

Pas liberalizimit të vizave në Kosovë, numri i turistëve që kanë vizituar qytetin e Selanikut në Greqi, ka arritur në mbi 2 milionë. Ndërkaq, krahasuar me vitin e kaluar, ka një rritje prej 20 për qind të turizmit në këtë vend.

Shefi i Marketingut në Organizatën e Turizmit të Selanikut, Grigoris Toulias, thotë se për herë të parë, gjatë këtij dimrin kanë shënuar shifra të konsiderueshme të turistëve, për çka shtoi se edhe Kosova ka pasur rol në këtë aspekt.

Toulias: Numri aktual është mbi 2 milionë turistë që vijnë në Selanik nga Kosova

“Kemi një rritje shumë të ndjeshme të turizmit në Selanik, të ardhjeve turistike, mendoj se një rritje prej gati 20 për qind gjatë vitit të kaluar. Dhe, numri aktual është mbi 2 milionë turistë që vijnë në Selanik nga Kosova. Kemi shumë e shumë njerëz që vijnë direkt në qytet ose nga Pieria Katerini, të gjithë nga Halkidiki, ku ata vizitojnë për të parë diellin për pushimet verore. Pra, nëse marrim parasysh se ata sapo vijnë brenda një dite në Selanik, mendoj se shifrat janë vërtet shumë të larta, janë rreth qindra mijëra njerëz nga Kosova”, thotë Toulias.

Sipas tij, në dy vitet e fundit e kanë futur Kosovën në hartat e tyre, sa i përket turizmit.

Ai potencon se shifrat e turistëve në Selanik po rriten nga viti në vit.

Toulias: Dy vitet e fundit e kemi futur Kosovën në hartat tona

“Selaniku është një destinacion në zhvillim për pushim, në vetëm pak vite filluam të kemi turizëm gjatë gjithë vitit në qytet. Dhe mendoj se shifrat këtu po rriten nga viti në vit dhe ishte hera e parë që gjatë periudhës së dimrit kemi pasur turizëm, domethënë shifra të konsiderueshme dhe mendoj se Kosova ka një rol në këtë trafik, trafik turistik sepse keni afërsinë...Dy vitet e fundit e kemi futur Kosovën në hartat tona, e kam fjalën në tregjet tona. Sepse, ne filluam, duke parë trafikun që rritet çdo vit dhe kuptuam se duhet të bëjmë diçka për të. Jam i sigurt se gjatë gjithë viteve të kaluara kemi pasur edhe njerëz nga Kosova që kanë vizituar Selanikun dhe rrethinën, por gjatë dy viteve të fundit kemi pasur, le të themi, një politikë domethënëse dhe të organizuar për këtë treg dhe kemi pasur shumë njerëz, shumë për turizmin”, potenconToulias.

Toulias potencon se Selaniku ofron shumëllojshmëri zgjedhjesh me çmime shumë të mira.

Ai thotë se një turist mund të ketë një përvojë të mirë në këtë qytet, duke shpenzuar me pak se 400 euro.

Toulias përmend edhe Katerinin si një destinacion të mundshëm veror për të vizituar nga turistët.

Toulias: Selaniku ofron një shumëllojshmëri zgjedhjesh me çmime shumë të mira

“Selaniku dhe zona përreth mund të ofrojnë një shumëllojshmëri zgjedhjesh me çmime shumë të mira, në varësi të sezonit sigurisht, por dikush mund të vijë në Selanik për një pushim në qytet duke shpenzuar më pak se le të themi 400 euro ndoshta dhe të ketë një përvojë shumë të mirë me ushqimin vendas, kulturën intensive, dhe sigurisht pa pasur nevojë të fluturosh apo të udhëtosh për shumë kohë. Dhe ne gjithashtu mund të ofrojmë paketa në destinacionet e afërta verore si Halkidiki me një larmi të madhe hotelesh, që variojnë nga 60 euro për natë për sezonin e verës deri në 1 mijë euro, sigurisht. Pra, po, ka edhe hotele all inclusive, hotele me katër yje dhe pesë yje, dhe ka edhe opsionin e Katerinit në afërsi, e cila është gjithashtu një destinacion veror”, tregon Toulias.

Për fund, Toulias thotë se edhe ushqimi në Selanik është ndër elementet kryesore që e karakterizon atë, derisa shton se vizita në këtë qytet ofron një përvojë shumë intensive kulturore, duke pasur 15 monumente të UNESCO-s në qendër të tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat