Në rrugën Ali Visha, një azil privat është përfshirë nga flakët teksa dyshohet se shkak është bërë një batanije elektrike, por hetimet janë në vijim.
Burime për BalkanWeb raportojnë se ka disa të moshuar të cilët kanë mbetur të lënduar dhe janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore.
Paraprakisht dyshohet për 17 persona të lënduar.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimin për zbardhjen e detajeve të ngjarjes.