Aksident i rëndë në Tiranë, makina përplas motorin, i riu i shtrirë në tokë e i gjakosur

Tirana

Aksident i rëndë në Tiranë, makina përplas motorin, i riu i shtrirë në tokë e i gjakosur

Më: 27 qershor 2024 Në ora: 08:25
Drejtuesi i motorit është i shtrirë në tokë dhe është i gjakosur.

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të enjte në rrugën “Barrikada”, në Tiranë. Bëhet e ditur se një motor është përplasur me një makinë tip BMW.

Nga fotot e siguruara nga Gazeta Shqip vihet re se drejtuesi i motorit është i shtrirë në tokë dhe është i gjakosur.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 06:50, ndërkohë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur policia dhe ambulanca.

Ende nuk dihen shkaqet e këtij aksidenti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat