Pastrimi i Tiranës! Aksion vullnetar në 27 njësi,Veliaj: Duhet të mbajmë pastër qytetin

Tirana

Pastrimi i Tiranës! Aksion vullnetar në 27 njësi,Veliaj: Duhet të mbajmë pastër qytetin

Më: 22 qershor 2024 Në ora: 15:30
Pastrimi i qytetit

E gjithë Tirana është përfshirë sot në një aksion vullnetar pastrimi, në të 27 Njësitë Administrative të saj.

Ndërmarrjet e Bashkisë së Tiranës, vullnetarë nga shkollat e kryeqytetit dhe qytetarë, i janë bashkuar thirrjes për të pastruar njësinë, lagjen apo pallatin e tyre. Edhe kryebashkiaku Erion Veliaj u bë pjesë e këtij aksioni në rrugën nacionale Ndroq-Plepa, i shoqëruar nga nxënës vullnetarë të shkollave “Ismail Qemali”, “Sami Frashëri” dhe “Eqerem Çabej”.

 “Në korrik-gusht fillojnë pushimet, çka do të thotë se shtohet volume i mbetjeve në Tiranë sepse do të shtohen turistët. Nëse shifrat vazhdojnë si ato të fillim vitit dhe ne shkojmë në 14-15 milionë turistë, do të thotë se mesatarisht në Tiranë do të kemi çdo muaj nga 1 milionë qytetarë shtesë, veç rezidentëve. Pra, edhe volumi i pastrimit do të shtohet, por do të na duhet të shtohet edhe volumi i kulturës dhe i pastërtisë që mban secili për vete”, u shpreh Veliaj.

Kreu i Bashkisë kërkoi nga qytetarët e Tiranës që të mbajnë pastër mjedisin ku jetojnë sepse sipas tij, vetëm në këtë mënyrë do të kemi një qytet të pastër, pavarësisht fluksit të turistëve.

“Ka shumë turistë që vijnë nga vende të tjera, të cilat nuk e praktikojnë hedhjen e mbetjeve në kosh, por i lënë me qese të zeza te dera. Këto qese rrinë në tokë për orë të tëra dhe bëhen problematike për kafshët e rrugëve. Për këtë arsye u kërkoj qytetarëve të Tiranës që, nëse dikush ka ardhur për të bujtur me Airbnb në banesën e tyre, t’i njoftojnë se ne i çojmë qeset te koshi. Sot Tirana ka një volum pastrimi 2-3 herë në ditë, por ndoshta do të shkojmë edhe në një regjim më të shpeshtë”, tha ai.

Tiranë do të krijohet edhe një ishull ekologjik, në mënyrë që banorët që ndërrojnë mobilet e tyre shtëpiake, të mos i lënë në mes të rrugës. Së shpejti do të vihet ne dispozicion një numër telefoni në mënyre që mobiljet vjetra të merren nga Bashkia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat