Tiranë, makina përplas 28-vjeçaren

Tirana

Tiranë, makina përplas 28-vjeçaren

Më: 20 qershor 2024 Në ora: 17:08
Foto ilustrim

Një aksident rrugor ka ndodhur këtë të enjte në rrugën “Xhanfize Keko” në Tiranë.

Një 21-vjeçar, duke drejtuar automjetin ka përplasur një 28-vjeçare.

E reja ka pësuar lëndime të shumta në trup dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat