Në Rinas 3 orë para udhëtimit/ TIA: Masë për të menaxhuar fluksin e udhëtarëve

Tirana

Në Rinas 3 orë para udhëtimit/ TIA: Masë për të menaxhuar fluksin e udhëtarëve

Më: 19 qershor 2024 Në ora: 15:14
Foto ilustrim

Qytetarët që kanë zgjedhur të udhëtojnë nëpërmjet aeroportit të Tiranës duhet të paraqiten në ambjentet e aeroportit të paktën 3 orë përpara kohës së planifikuar të nisjes.

Ky vendim është marë si një masë për të shmangur trafikun e rënduar gjatë këtij sezoni veror

Tre-mujori i parë i këtij viti nis me një rritje të jashtëzakonshme të numrit të udhëtarëve nga  Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës, krahasuar me vitin e kaluar.

Vetëm në tre muajt e parë të vitit 2024 TIA raporton 63.9% më shumë udhëtarë sesa e njëjta periudhë e vitit të kaluar ose 1,9 milionë  pasagjerë që kanë hyrë dhe kanë  dalë nga Shqipëria.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat