Dhuna në familje/ Arrestohen dy persona, ushtruan dhunë ndaj motrës dhe ish-bashkëshortes

Tirana

Dhuna në familje/ Arrestohen dy persona, ushtruan dhunë ndaj motrës dhe ish-bashkëshortes

Më: 18 qershor 2024 Në ora: 10:57
Foto ilustrim

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 34-vjeçar, i cili ka ushtruar dhunë fizike ndaj motrës së tij.

Për të njëjtën vepër penale, por këtë herë ndaj ish bashkëshortes, është arrestuar edhe një burrë në Krujë.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin E. L., 34 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj motrës së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë arrestuan shtetasin Gj. M., banues në Krujë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj ish-bashkëshortes së tij”, njofton policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat