Detaje nga vrasja që tronditi Reçicën e Vogël: Burri vrau gruan e tij para shtëpisë së babait të saj

Tetova

Detaje nga vrasja që tronditi Reçicën e Vogël: Burri vrau gruan e tij para shtëpisë së babait të saj

Më: 15 tetor 2018 Në ora: 08:07
Foto

Një vrasje e rëndë sonte në orët e vona ka tronditur Reçicën e Vogël të Tetovës.

Nga burimet jozyrtare që mëson TetovaSot, bëhet fjalë për një burrë i moshës së mesme i cili ka vrarë gruan e tij, para shtëpisë së babait të saj, pastaj ka gjuajtuar në tentim vrasje edhe ndaj një shofer taksie

Sipas informacioneve jozyrtare mendohet se gruaja është gjuajtur me dy plumba dhe e cila ka gjetur vdekjen në vendin e ngjarjes, ndërsa shoferi i taksisë është dërguar në Spitalin Klinik të Tetovës. Vrasësi është në arrati dhe ende është i armatosur.

Aktualisht, ekipet e policisë kanë rrethuar vendin e ngjarjes dhe po kërkojnë për autorin e vrasjes

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat