Vijojnë reduktimet e ujit në Tetovë, NPK “Sharri”: Problemi qëndron tek ujësjellësi në Leshnicë

Tetova

Vijojnë reduktimet e ujit në Tetovë, NPK “Sharri”: Problemi qëndron tek ujësjellësi në Leshnicë

Më: 11 tetor 2024 Në ora: 19:49
Foto ilustrim

Ka disa ditë tashmë prej kur qyteti I Tetovës po ballafaqohet me reduktime të ujit, dhe atë nga ora 1 e natës deri në ora 4 të mëngjesit.

Kryetari i komunës Bilall Kasami tha se problemi qëndron tek të reshurat e shiut që nxjerrin jashtë funksionit ujësjellësin e Lëshnicës dhe i duhet disa ditë që të pastrohet.

Nga ndërmarrja publike “Sharri” thonë se problemi mund të zgjidhet, por kërkon një kohë më të gjatë, e sipas tyre një zgjidhje më afatgjatë do të fillojë në pranverë.

Ujësjellësi Leshnicës u ndërtua për shkak të mungesës së ujit të pijshëm, ndërsa ky rrjet i ujësjellësit shpesh ka defekte, si plasaritje të gypave ose ndotje të burimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat