Ndalohet një person në Tetovë, u kap me lëndë narkotike

Tetova

Ndalohet një person në Tetovë, u kap me lëndë narkotike

Më: 26 qershor 2024 Në ora: 10:39
Foto ilustrim

MPB njofton se policia ka ndaluar një 29-vjeçar nga Tetova, për shkak se është kapur me lëndë narkotike.

“Më 25.06.2024, zyrtarë policorë të Departamentit për Trafikim të Paligjshëm të Drogave dhe Armëve nga SPB Tetovë kanë ndaluar D.M. (29) nga Tetova.

Gjatë kontrollit me urdhër të gjykatës në shtëpinë e tij u gjetën kokainë, një peshore digjitale dhe para.

D.M. është ndaluar në stacionin policor, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të ngritet kallëzim përkatës”, njoftojnë nga MPB.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat