Shkelet me makinë një i mitur në Tetovë

Tetova

Shkelet me makinë një i mitur në Tetovë

Më: 20 qershor 2024 Në ora: 11:14
Foto ilustrim

MPB Maqedoni informon se dje në një i mitur është shkelur me makinë nga një shofer nga Tetova.

“Me datë 19.06.2024 në ora 17:30 në SPB Tetovë është denoncuar se në rrugën “Ljubo Bozhinoski – Pish” në Tetovë, automjeti i pasagjerëve “Opel Vectra” me shenja regjistrimi Tetova, i drejtuar nga M.R.(33) nga Tetova ka goditur një këmbësor të mitur nga Tetova”.

“Në aksident i mituri ka pësuar lëndime të rënda trupore, të cilat janë konstatuar në Spitalin klinik të Tetovës.

Inspektimi është kryer nga ekipi inspektues i SPB Tetovë”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat