Bujqit e Tetovës në protesta: Në momentin që na duhet uji, nuk e kemi

Tetova

Bujqit e Tetovës në protesta: Në momentin që na duhet uji, nuk e kemi

Më: 14 qershor 2024 Në ora: 12:15
Komuna e Tetovës

Bujqit tetovarë sot kanë protestuar para Komunës së Tetovës.

Ata ankohen për mungesën e kanalit të ujitjes.

Disa prej tyre që u deklaruan para kamerës së TV21, thonë se edhe pse ata me investim privat kanë siguruar ujin për vaditje, sërish disa qytetarë e kanë prishur të njëjtin.

Kanë pasur edhe takim me kryetarin e Tetovës, por sipas tyre, nuk iu ka siguruar zgjidhje afatgjatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat