Berrettini është rikthyer në formë

Tenis

Berrettini është rikthyer në formë

Më: 26 qershor 2024 Në ora: 15:11
Matteo Berrettin

Matteo Berrettini aktualisht zë vendin e 59-të në renditjen ATP me 845 pikë, por pas një muaji pasiviteti të tenistit italian, duket se ky i fundit është rikthyer në skenë. Berrettini arriti në finalen e turneut ATP në Shtutgart dhe në raundin 1/16 e turneut ATP Halle.

28-vjeçari romak ka rifituar formën e tij më të mirë dhe po niset me shumë optimizëm drejt Wimbledon, Slam-i i tretë i sezonit i planifikuar nga data 1 deri më 14 korrik dhe ku italiani ishte finalist në 2021, por që u mposht nga serbi Novak Djokovic.

Matteo Berrettini ka gjithçka që duhet për të hyrë në turneun prestigjioz të Londrës, por shumë do të varen edhe nga rezultati i shortit të së premtes.

Përtej shumë rivalëve, fati mund të dojë që Berrettini të përballet me numrin 1 të botës dhe njëkohësisht me bashkëkombësin e tij Jannik Sinner.

Gjithashtu italiani mund të ketë një duel me spanjollin Carlos Alcaraz ose një sfidë më Novak Djokovic, nga ku mund të kërkojë edhe revanshin për finalen e 2021-shit.

Në shortin e së premtes priten që në raundet e para takime shumë të forta, që i shkojnë për shtat eventit më të rëndësishëm veror në sportin e tenisit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat