Italia bën zyrtare dyshen

Tenis

Italia bën zyrtare dyshen

Më: 14 qershor 2024 Në ora: 22:24
Jannik Sinner

Jannik Sinner do të luajë së bashku me Lorenzo Musettin në turneun dyshe që do të gjallërojë Olimpiadën e Parisit, në sportin e tenisit. Numrit 1 i botës do t’i bashkohet numri aktual i 30-të në renditjen e ATP-së, ku do të luajnë në baltën e kuqe të kryeqytetit francez.

Dyshja Italiane do të prezantohen në vijën e startit me ambicie interesante, të etur për të bërë histori në eventin e pesë unazave.

Vitin e kaluar Sinner kishte luajtur së bashku me Lorenzo Sonego, duke qenë vendimtar për triumfin e Italisë në Kupën Davis, por tenisti nga Piemonte nuk ishte në gjendje të ishte në mesin e katër italianëve të pranuar në Olimpiadë.

Në frontin tek, të kualifikuar për ndeshjet Individuale për Italinë janë: Jannik Sinner, Lorenzo Musetti, Matteo Arnaldi dhe Luciano Darderi.

Lojërat Olimpike Paris 2024” do të nisin më datë 26 Korrik dhe do të zgjasin deri në të dielën e 11 Gushtit, me të gjithë botën të mbërthyer pas ekranit, duke parë idhujt e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat