Spanja me dy xhevahirë në Paris 2024

Tenis

Spanja me dy xhevahirë në Paris 2024

Më: 13 qershor 2024 Në ora: 13:36
Rafael Nadal dhe Carlos Alcaraz

Rafael Nadal dhe Carlos Alcaraz, historia dhe e ardhmja e tenisit spanjoll dhe më gjerë, do të luajnë së bashku në lojën dyshe në Lojërat Olimpike “Paris 2024”. Njoftimi kishte kohë që ishte në ajër, por tashmë ëndrra është bërë realitet.

Këtë e kanë konfirmuar David Ferrer dhe Anabel Medina, trajnerët e kombëtares spanjolle të tenisit dhe drejtuesit e Federatës. “Të gjithë janë të emocionuar që mund të kenë dy fenomene si fituesi i 22 grand slam dhe ai që të gjithë e konsiderojnë trashëgimtarin e tij në fushë”, tha Ferrer, ish-tenist dhe sot në detyrën e trajnerit.

“Nadal e njohim të gjithë, ndërsa Alcaraz e demonstroi shumë këtë gjë, duke fituar Roland Garros pak ditë më parë”, tha më tej Ferrer. Në konferencën për shtyp u bë e ditur se dy lojtarëve do t’i bashkohen edhe Pablo Carreño, Alejandro Davidovich dhe Marcel Granollers.

Nadal ka fituar medaljen e artë në “Pekin 2008”, ndërkohë që të dy tenistët do të luajnë si në lojën teke ashtu dhe atë dyshe së bashku. “Ne synojmë të sjellim në shtëpi më shumë se një medalje në këtë Olimpiadë”, tha Ferrer.

Megjithëse gara do të jetë e ashpër, Spanja mund të sjellë një ekip të fortë. Turneu olimpik do të zhvillohet nga 27 korriku deri më 4 gusht, ndërsa shorti do të hidhet më 25 korrik dhe Carlos dhe Rafa do të kenë kohë të përmirësojnë aftësitë e tyre si dyshe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat