Befasia italiane kualifikohen në finalen e Roland Garros për femra

Tenis

Befasia italiane kualifikohen në finalen e Roland Garros për femra

Më: 7 qershor 2024 Në ora: 12:56
Foto ilustrim

Janë përcaktuar dy tenistet finalist të grand slam-it të Roland Garros.

Përballë njëra-tjetrës për trofeun më të rëndësishëm të fushave me dhè janë tenistja polake Iga Swiatek dhe ajo italiane Jasmine Paolini.

Swiatek, numri 1 në botë dhe kampione në fuqi e Roland Garros (e ka fituar tri herë, 2020, 2022, 2023), mundi 2-0 (6-2, 6-4) rivalen amerikane Coco Gauff. Ndeshje e dominuar nga polakja, ndjeshëm më superior në fushë.

Surprizë dalja në finale e tenistes italiane Jasmine Paolini (numri 12 në botë), që për herë të parë në karrierë arrin një rezultat të tillë. Ajo mundi me lehtësi 2-0 (6-3, 6-1) rusen Mirra Andreeva, duke e dominuar lojën.

Gjysmëfinale-Femra

Iga Swiatek – Cori Gauff, 2-0

Jasmine Paolini – Mirra Andreeva, 2-0

Finale-Femra

Iga Swiatek – Jasmine Paolini

Gjysmëfinale-Meshkuj

Jannik Sinner – Carlos Alcaraz

Casper Ruud – Alexander Zverev

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat