Eliminohen dy teniste favorite te femrat

Tenis

Eliminohen dy teniste favorite te femrat

Më: 6 qershor 2024 Në ora: 15:56
Jasmine Paolini

Janë mbyllur ndeshjet çerekfinale të grand slam-it të Roland Garros, duke përcaktuar tenistët më të mirë që shkojnë në gjysmëfinale.

Te meshkujt, Casper Ruud avancon pa luajtur pas tërheqjes së Novak Gjokoviq, i dëmtuar.

Përballë norvegjezit, në gjysmëfinale do të jetë tenisti gjerman Alexander Zverev.

Numri 4 në botë mundi 3-0 (6-4, 7-6, 6-4) australianin Alex de Minaur.

Gjysmëfinalja tjetër është ajo mes Jannik Sinner dhe Carlos Alcaraz.

Te femrat, surprizë fitorja e tenistes italiane Jasmine Paolini, që për herë të parë në karrierë shkon në gjysmëfinalen e një turneu të madh. Ajo mundi 2-1 (6-2, 4-6, 6-4) kazaken Elena Rybakina, numrin 4 në botë.

Surpriza më e madhe ishte eliminimi i numrit 2 në botë, bjelloruses Aryna Sabalenka, që u mund 2-1 (6-7, 6-4, 6-4) nga rusja Mirra Andreeva. Bjellorusja ishte favorite, por është dorëzuar ndaj rivales ruse, që fitoi me përmbysje.

Gjysmëfinale-Femra

Iga Swiatek – Cori Gauff

Jasmine Paolini – Mirra Andreeva

Gjysmëfinale-Meshkuj

Jannik Sinner – Carlos Alcaraz

Casper Ruud – Alexander Zverev

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat