Dorëzohet Novak Gjokoviq

Tenis

Dorëzohet Novak Gjokoviq

Më: 4 qershor 2024 Në ora: 18:44
Gjokoviq

Dorëzohet Novak Gjokoviq.

Tenisti serb, provokuesi ka ngritur flamurin e bardhë dhe është tërhequr nga Roland Garros për shkak të një dëmtimi në gju, duke dorëzuar njëkohësisht edhe vendin e parë të renditjes ATP.

37-vjeçari i dorëzon vendin e parë të renditjes talentit italian Jannik Sinner, i cili këtë vit po impresionin me paraqitjet e tij.

Pavarësisht ecurisë së Sinner në pjesën e mbetur të turneut francez, italiani do t’i marrë vendin Gjokoviqit, pasi për të mbajtur kryesimin, serbi duhej të arrinte në finalen e Roland Garros.

Kjo është padyshim një arritje e madhe për 22-vjeçarin Sinner, që bën kështu realitet ëndrrën e tij, duke u ngjitur për herë të parë në histori në krye të renditjes për tenistë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat