Sinner, Alcaraz e Tsitsipas fitojnë pa probleme

Tenis

Sinner, Alcaraz e Tsitsipas fitojnë pa probleme

Më: 1 qershor 2024 Në ora: 12:06
Carlos Alcaraz

Në grand slam të Roland Garros kanë përfunduar takimet e raundit të dytë. Numri 2 në botë për meshkuj, italiani Jannik Sinner avancon më tej pas fitores 3-0 (6-4, 6-4, 6-4) ndaj Pavel Kotov.

Në raundin e tretë shkon edhe spanjolli Carlos Alcaraz, numri 3 në botë, që mundi po 3-0 Sebastian Korda.

Nuk zhgënjen as greku Stefanos Tsitsipas, që mposhti 3-0 Zhizhen Zhang.

Surprizë eliminimi i rusit Andry Rublev nga italiani Matteo Arnaldi.

Te femrat, një biletë për më tej siguron tenistja amerikane Cori Gauff. Numri 6 në botë mundi 2-0 (6-2, 6-4) Dayana Yastremska. Një biletë për më tej siguron edhe tuniziania Ons Jabeur e çekja Marketa Vondrousova.

Pa probleme avancon edhe numri 1 në botë për femra, tenistja polake Iga Swiatek.

Ajo mundi 2-0 (6-4, 6-2) Marie Bouzkova. Më tej kualifikohen edhe Anstasia Potapova, Olga Danilovic e Clara Touson.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat