David Goffin triumfoi në raundin e parë të Roland Garros

Tenis

David Goffin triumfoi në raundin e parë të Roland Garros

Më: 29 maj 2024 Në ora: 20:04
David Goffin

David Goffin triumfoi në raundin e parë të Roland Garros teksa eliminoi tenistin vendas, Giovanni Mpetshi Perricard. Sfida ishte mjaft e luftuar dhe u fitua në fund nga belgu me shifrat 3-2, teksa Goffin pati kundër publikun që mbështeste fuqishëm Perricard.

Madje, në shumë raste Goffin u vësrshëllye dhe u kontestua ashpër me belgun që pas sfidës reagoi në konferencë për shtyp duke kërkuar që organizatorët të marrin masa, pasi tenisi nuk është si futbolli, me tifozë të cilët ulërasin dhe kontestojnë lirshëm.

“Tenisi po kthehet në futboll. Së shpejti prisni që në tribuna të kemi huliganë dhe flakadanë, ndoshta do të nisin edhe sherret. Kjo po bëhet qesharake. Dikush guxoi edhe të më godiste me orbit.

Në dhomat e zhveshjes fola shumë me organizatorët pasi kjo nuk është normale për një sport si tenisi”, u shpreh Goffin.

Në raundin e dytë të Roland Garros, belgu do të përballet me një nga favoritët e turneut si Sascha Zverev që eliminoi më herët Rafael Nadal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat