A dinit për këtë veçori të dobishme në pajisjet Apple?

Teknologji

A dinit për këtë veçori të dobishme në pajisjet Apple?

Më: 28 qershor 2024 Në ora: 14:21
Foto ilustrim

Nëse keni përdorur ndonjëherë AirDrop në një vend të mbushur me njerëz, e dini se sa zhgënjyese mund të jetë kur shihni të gjitha pajisjet me të njëjtin emër.

Ne do t’ju tregojmë se si ta bëni emrin e pajisjes tuaj unik dhe të lehtë për t’u gjetur në menynë AirDrop.

AirDrop është një metodë e thjeshtë për të ndarë foto dhe të dhëna. Për të gjetur pajisjen e duhur përmes menysë AirDrop në një det pajisjesh të tjera Apple, mund të ndryshoni emrin e iPhone ose iPad tuaj.

Shkoni te Settings > General > About > Name. Më pas prekni ikonën X pranë emrit aktual të pajisjes dhe shkruani emrin e ri që dëshironi t’i caktoni iPhone ose iPad tuaj. Pas kësaj, prekni OK për të ruajtur ndryshimet.

Nëse jeni pronar Mac, është po aq e lehtë të ndryshoni emrin e tij AirDrop. Emri i ri do të shfaqet kur transferoni skedarin nga iPhone në Mac. Ja çfarë duhet të bëni në macOS:

Klikoni logon e Apple në shiritin e menusë dhe zgjidhni System Settings. Ju gjithashtu mund të hapni System Settings nëpërmjet “Spotlight Search”. Klikoni General në të majtë, më pas zgjidhni opsionin About në të djathtë. Klikoni mbi emrin e Mac-it tuaj dhe shkruani emrin e ri që dëshironi të shfaqet në menunë AirDrop.

Kur ndryshoni emrin e Mac-it tuaj, adresa e rrjetit lokal të tij do të ndryshojë gjithashtu. Pra, nëse keni aplikacione ose pajisje që përdorin këtë adresë, mund t’ju duhet të rikonfiguroni disa cilësime, vëren MakeUseOf.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat