Televizori më i madh ndonjëherë, Sony PVM-4300 me “shpinë” peshonte 200 kilogramë

Teknologji

Televizori më i madh ndonjëherë, Sony PVM-4300 me “shpinë” peshonte 200 kilogramë

Më: 25 qershor 2024 Në ora: 00:29
Foto ilustrim

Sony PVM-4300 besohet se ishte televizori më i madh me një tub me rreze katodike dhe u krijua në 1989.

Sony deklaroi në reklama se brenda televizorit ishte një tub 43 inç dhe peshonte 200 kilogramë.

Kjo pajisje nuk mund të futej në një derë standarde – edhe pse nga ana tjetër, kush do ta dëshironte një monstruozitet të tillë në dhomën e ndenjes?

Kushtonte 40 mijë dollarë, pa zbritje, dhe duhej të paguhej ekstra për altoparlantët.

Faqja e internetit Boing Boing, e cila ka shkruar për këtë televizor, nuk ka specifikuar se sa janë shitur.

Nëse nuk ju duket i madh, imagjinoni se si ishte kur dikush u përpoq ta lëvizte këtë televizor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat