Instagram njofton veçorinë e re që do të shpërndahet te përdoruesit në mbarë botën

Teknologji

Instagram njofton veçorinë e re që do të shpërndahet te përdoruesit në mbarë botën

Më: 24 qershor 2024 Në ora: 14:39
Foto ilustrim

Instagram së fundmi ka shtuar mundësinë e transmetimit të drejtpërdrejt apo live vetëm për listën Close Friends.

Bëhet e ditur se funksioni i ri tani po shpërndahet globalisht dhe bën të mundur që përdoruesit të transmetojnë në kohë të drejtpërdrejtë vetëm për listën e tyre të miqve të ngushtë.

Deri më tani, është e paqartë se sa e madhe mund të jetë lista, por meqenëse aplikacioni nuk përmendi asgjë, ka të ngjarë që lista të jetë pa kufizime, shkruajnë mediat e huaja.

Instagram ka njoftuar se kjo veçori do të shpërndahet për të gjithë përdoruesit në mbarë botën, kështu që mund të duhet pak kohë derisa të gjithë të kenë qasje në të.

Siç raportohet, nga funksioni i ri mund të përfitoni kur të shfaqet opsioni “Close Friends”, përveç “Everyone” dhe “Practice”.

Thuhet se kjo veçori do të inkurajojë shumë përdorues të përfitojnë nga transmetimi i drejtpërdrejtë, pa pasur frikë se disa nga ndjekësit e tyre mund të mos jenë të interesuar për atë që do të tregojnë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat