Apple ngjall polemika: Heq emojin e familjes, vendos burrin nuse dhe shtatzënë

Teknologji

Apple ngjall polemika: Heq emojin e familjes, vendos burrin nuse dhe shtatzënë

Më: 19 qershor 2024 Në ora: 20:33
Ilustrim

Apple ka bërë së fundmi disa ndryshime radikale në përditësimin e iOS 17.4.

Çfarë ndryshoi?  Emojit e familjes që dikur shfaqeshin si figura të burrit, gruas dhe fëmijës tani përfaqësohen me silueta pa gjini. Zëvendësimi i emojive tradicionale është bërë me figura të reja si burri me fustan, gruaja me kostum dhe papion por më e çuditshmja është burri shtatzënë.

Një hap i tillë ngre shumë pyetje dhe polemika mbi atë që përfaqëson Apple me këto ndryshime. Apple ështe justifikuar se emojit e verdha nuk përfaqësojnë dot të gjithë por shumë kritikë mendojnë se emojit e reja nuk përfaqësojnë dot askënd, pasi janë figura pa ngjyrë dhe identitet gjinor.

Apple thotë se këtë ndryshim e ka sjellë si një përpjekje për të qenë më gjithëpërfshirës dhe për të reflektuar diversitetin e shoqërisë moderne. Megjithatë një veprim i tillë është parë si  një largim nga realiteti biologjik dhe shoqëror.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat