Video-loja më e shitur e PlayStation u krijua nga rivali i saj

Teknologji

Video-loja më e shitur e PlayStation u krijua nga rivali i saj

Më: 15 qershor 2024 Në ora: 16:06
Foto ilustrim

Sony zbuloi listën e video-lojërave me më shumë shkarkime në platformën PlayStation në muajin maj dhe konfirmoi dominimin e një titulli – dhe ai u prodhua nga Xbox.

Gjegjësisht, video-loja me pirat MMO Sea of Thieves regjistroi më shum së shumti shkarkime në të dy tregjet: Evropë dhe Amerikën e Veriut. Në tregun europian, ky është muaji i dytë me radhë që Sea of Thieves është në krye.

Megjithëse kjo është një listë shkarkimesh, ajo mund të përdoret gjithashtu në kontekstin e rezultateve të shitjeve (kopje dixhitale), sepse lista nuk përfshin video-lojëra falas.

Sea of Thieves u prezantua vetëm kohët e fundit në PlayStation 5, kështu që regjistroi shitje më të mira se video-lojërat e tjera aktuale si F1 24, TopSpin 2K25 ose Stellar Blade.

Është e sigurt të thuhet se plani i Microsoftit për të zgjeruar video-lojërat në rivalë të PlayStation ka qenë i suksesshëm deri më tani.

Edhe pse kjo është një video-lojë gjashtëvjeçare, interesi i audiencës së PlayStation për të është në të njëjtin nivel me Helldivers 2 të ri, i cili ishte gjithashtu në vendin e parë në muajt shkurt dhe mars.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat