Aplikacioni me Al që zbulon dhimbjet te macet

Teknologji

Aplikacioni me Al që zbulon dhimbjet te macet

Më: 13 qershor 2024 Në ora: 10:33
CatsMe

Në Japoni, ekziston një aplikacion që po bëhet gjithnjë e më i popullarizuar: quhet CatsMe dhe siç sugjeron emri, ka të bëjë me macet.

Kjo nuk është për t’u habitur, pasi në Japoni ka shumë kafshë shtëpiake.

Bëhet e ditur se në vitin 2023 në shtetin japonez kishte pothuajse 16 milionë mace dhe qen, numër ky më i madh se i fëmijëve nën 15 vjeç.

Siç raportohet, Mayumi Kitakata ndër vite ka pasur disa mace, ndërsa së fundmi ka kërkuar ndihmën e Al për të zbuluar dhimbjen e mace së saj Chi, shkruajnë mediat e huaja.

“Ajo është në një moshë ku do të shfaqen gjithnjë e më shumë sëmundje”, tha Kitakata.

Profesori i Universitetit Nihon, Kazuya Edamura, vuri në dukje se ndërsa veterinerët shpesh mund të tregojnë nëse një kafshë ka dhimbje, është më sfiduese për pronarët e kafshëve shtëpiake.

Sipas Edamura, mbi 70 për qind e maceve të moshuara kanë artrit ose dhimbje, por vetëm 2 për qind e tyre vizitojnë një spital.

CatsMe u zhvillua nga Carelogy, startup teknologjik dhe studiues në Universitetin Nihon.

Aplikacioni, i përdorur nga mbi 230 mijë klientë që nga fillimi i tij vitin e kaluar, thuhet se ofron mbi 95 për qind saktësi, që pritet të përmirësohet me më shumë të dhëna.

Fillimisht, AI për zbulimin e dhimbjes së maceve u prezantua si CPD (Cat Pain Detector) në vitinh 2023, por u riemërua si CatsMe në janar të vitit 2024.

Tani, aplikacioni ka kaluar në një shërbim bazë me pagesë, duke ofruar veçori të mëparshme ekskluzive për anëtarët premium.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat