Nisin lëvizjet e para për njohjen e gjuhës shqipe nga Google, ja sa qytetarë deri tani nënshkruan peticionin

Teknologji

Nisin lëvizjet e para për njohjen e gjuhës shqipe nga Google, ja sa qytetarë deri tani nënshkruan peticionin

Më: 1 qershor 2024 Në ora: 11:17
Nismëtari i këtij peticoni është Elton Heta

Mbi 25 mijë qytetarë kanë nënshkruar peticionin ku kërkohet nga Google që gjuha shqipe të mos jetë e penalizuar, dhe kësisoj të jetë e përfshirë në Google Ads dhe Google Adsense.

Nismëtari i këtij peticoni është Elton Heta, i cili me profesion është programer e ka quajtur lajm fantastik arritjen e këtyre nënshkrimeve, duke njoftuar se Google Ads ka nisur lëvizjet e para për përfshirjen e gjuhës shqipe.

Në platformën LinkedIn, Heta ka kërkuar sërish mbështetjen nga qytetarët për peticionin.

Image
Nismëtari i këtij peticoni është Elton Heta

“Sot dua të ndaj me ju një lajm fantastik nga Google Ads, ku unë më 6 maj 2022 nisa një peticion për njohjen e gjuhës shqipe dhe që ka tejkaluar shifrën prej 25 mijë personave që e kanë plotësuar. Google Ads ka nisur lëvizjet për ta bërë të mundur këtë në një moment tjetër duke shtuar Kosovën në listën e shteteve që mund të verifikojnë llogaritë e tyre”, shkruan Heta.

Gjithashtu, ai ka bërë të ditur edhe përfitimet që do të jenë nga përfshirja e gjuhës Shqipe në Google Ads dhe Google Adsense.

Peticioni vazhdon të jetë i hapur, qytetarët mund ta plotësojnë duke klikuar mbi këtë link.

Ndryshe, media kohë më parë ka realizuar një intervistë me Elton Heta.

Ai kishte treguar se çka përfiton Shqipëria, Kosova dhe gjuha shqipe nëse është pjesë e Google Ads dhe Google Adsense?

“Në këtë rast ato që do përfitojnë nga njohja e gjuhës Shqipe nga Google Ads dhe Google Adsense janë të gjithë shqipfolësit pasi nuk do të përfitojë vetëm Shqipëria apo Kosova, ky peticion ofron lehtësi për të gjithë shqipfolësit kudo ndodhen.

Kategoritë që do përfitojnë më shumë janë pjesa e bizneseve që pas kësaj do u ofrohet mundësia të reklamojnë bizneset e tyre në këto platforma pa u penalizuar nga gjuha Shqipe dhe pa diskutim do përfitoj dhe pjesa e mediave online, portaleve dhe çdo i ri apo e re që e shikon vetën në të ardhmen ose është aktualisht bloger apo influencer i çdo kategorie në Youtube pasi edhe në këtë platformë me pranimin e gjuhës shqipe përfitimet nga interneti do rriten ndjeshëm”, kishte thënë Heta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat