Skënderbeu bën detyrën, mund Tërbunin

Sporti

Skënderbeu bën detyrën, mund Tërbunin

Më: 13 shkurt 2016 Në ora: 19:41

Skënderbeu bën detyrën, mposht 1-3 Tërbunin në Qemal Stafa dhe ruan kreun e klasifikimit në Kategorinë Superiore edhe pas javës së 21-të.

Korcarët përfituan edhe nga hapi fals i Partizanit duke e cuar në 4 pikë avantazhin ndaj të Kuqëve. Pas këtij raundi titulli i 6-të kampion radhazi është më pranë për Skënderbeun.Ashtu si në pjesën më të madhe të ndeshjeve të këtij sezoni edhe ndaj Tërbunit heroi korcarëve ishte Hamdi Salihi, me bomberin shkodran që realizoi një 2 golësh për t’i dhënë një tjetër tre pikësh skuadrës së Josës, ndërsa për të vulosur shifrat mendoi braziliani Renatinho. Kjo sifdë në fakt ishte në program për t’u zhvilluar në stadiumin Ismail Xhemali të Pukës, por për shkak të motit të keq që ka prekur qytetin verior u zhvendos në Qemal Stafa ku duhet thënë se edhe aty terreni ishte goxha i rënduar si pasojë e rreshjeve të dendura të shiut. Vetëm një ndryshim në formacionin e kampionëve nga sfida e një jave më parë ndaj Kukësit, me Kristi Vangjelin i rikthyer tashmë nga dëmtimi që pozicionohej në të djathtë të mbrojtjes në vend të të skualifikuarit Marko Radas. Te Tërbuni Vikor Gjoni ia besonte portën Klajdi Kukës, ndërsa një fanellë titullari kishte edhe për brazilianin Wilker Pereira.

Minutat e para në Qemal Stafa ishin disi të qeta, edhe pse u desh shumë kohë që Skënderbeu të merrte frenat e lojës në dorë. Ishte Tefik Osmani ai provoi të rrezikonte i pari portën e Klajdi Kukës por mbrojtësi i korcarëve u tregua i pasaktë në goditjen me kokë.Gjithsesi kampionët arritën të zhbllokonin shifrat vetëm pak sekonda më vonë pikërisht në minutën e 11-të me të përhershmin Hamdi Salihi. Pas një harkimi të Prognit nga një goditje standarte topi nuk u largua mirë nga mbrojtja e Tërbunit, nga kjo pakujdesi e pukjanëve përfitoi një golashënues i lindur si Salihi që me një goditje të zgjuar nga brenda zonës mposhti Klajdi Kukën. Kaq i mjaftoi Skënderbeut për ta administruar akoma edhe më mirë këtë sfidë gjatë minutave në vazhdim. Në të 16-tën provoi nigeriani Xhejms Adeniyi por topi përfundoi jashtë.4 minuta më pas Xhejms pretendoi për një penallti pas një depërtimi në zonë, por nuk ishte i të njëjtit mendim me sulmuesin e korcarëve gjyqtari kryesor i sfidës.

Në minutën e 28-të një aksion shumë i bukur i Skënderbeut me aktorë kryesorë Xhejms dhe Latifin nuk u finalizua dot nga Progni. Pjesa e parë u mbyll me një rast të shkëlqyer për Skënderbeun që u shpërdorua nga Xhejms. Edhe me fillimin e fraksionit të dytë Tërbuni ishte i pafuqishëm për të reaguar dhe loja vazhdoi me dominimin e Skënderbeut. Në të 54-tën tentativa e Nimagës nga distanca mori kundërpërgjigjen e Kukës, por portieri i pukjanëve nuk mundi të bënte asgjë ndaj Salihit 8 minuta më pas. Aksion model i korcarëve me Salihin që tentoi të pasonte për Prgonin por topi i kthyer nga një mbrojtës i Tërbunit u kthye në një asist për shkodranin që e pati të thjeshtë të realizonte. Ky ishte goli i 18-të për Salihin në këtë kampionat, që tashmë është gjithnjë më pranë fitimit të Këpucës së Artë.

Në minutën e 70-të u shënua një rikthim i rëndësishëm për Skënderbeun me Sabien Lilajn që mori vendin e Orelesit në mesfushë. Në të 78-tën Lilaj provoi me një goditje standarte por goditja e i tij u ndal nga portieri. Në të 83-tën ishte radha e Renatinhos të sapofutur në lojë për të humbur një shans të mirë, megjithatë ish lojtari i Santosit nuk mund të gabonte pak sekonda më vonë. 0-3 për Skënderbeun dhe goli i parë për brazilianin Renatinho me fanellën e korcarëve në një ndeshje zyrtare. Në sekondat e fundit kishte vend edhe për golin e nderit të Tërbunit që mban firmën e Jovanovic. Në Qemal Stafa gjithcka u mbyll me shifrat 1-3 në favor të skuadrës së Josës me Skënderbeun që vazhdon kështu rrugën drejt fitimit të titullit të 6-të radhazi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat