Aktorja e njohur refuzon tenistin grek dhe zgjedh futbollistin brazilian!

Sporti

Aktorja e njohur refuzon tenistin grek dhe zgjedh futbollistin brazilian!

Më: 19 mars 2023 Në ora: 13:03
Stefanos Tsitsipas, Margot Robbie e Gabriel Martinelit

Tani kanë kaluar dy muaj që kur Stefanos Tsitsipas, pasi fitoi ‘Australian Open’, zbuloi se është një fans i Margot Robie dhe e ftoi atë të shikonte një nga ndeshjet e tij në Grand Slam në vendin e saj.

“Australia është një vend i mrekullueshëm, unë dua shumë gjëra. 

Aktorja ime e preferuar është nga këtu, Margot Robbie.

 Do të ishte mirë ta shihja atë në platformë një ditë”, deklaroi Stefanos Tsitsipas, por Margot Robie nuk iu përgjigj kurrë.

Përkundrazi, ajo u shpreh se është një fanse e brazilianit Gabriel Martinelit!

“Më pëlqen ta shikoj Martinelin.

 Mendoj se ai është një nga sulmuesit më të mirë në Premier Ligë dhe e meriton të jetë në krye të vitit. Lëvizjet e tij janë thjesht të pabesueshme”,- tha aktorja e njohur nga Australia për futbollistin e Arsenalit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat